MENU
klinika

Mbyllen shkollat

Acari bllokon Elbasanin, 3299 familje pa energji elektrike

11.01.2019 - 10:06

Moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta që po mbizotërojnë prej tre ditësh kanë penalizuar një sërë qarqesh, ndërsa shumë shkolla raportohen të mbyllura në zona e thella.

Mësohet se 3299 familje në fshatrat malore të bashkive të Elbasanit, Librazhdit dhe Prrenjasi kanë mbetur pa energji elektrike. Lidhur me zhvillimin e mësimit në Qarkun e Elbasanit situata rezulton si vijon:

Rrethi Elbasan nuk zhvillon mësim në 5 shkolla nga 98 që ka gjithsej. Nuk zhvillohet mësim në shkollat “Ibrahim Bozhiqi” Qafe ,”Guri i Zi, Qerret, Shmil dhe Mollagjesh sepse është rruga e bllokuar. Në këto shkolla zhvillojnë mësim 400 nxënës gjithsej.
Në të gjithë shkollat e tjera zhvillohet mësim me orar të plotë.

moti-i-keq-polic-bore-makina-konica.al

Rrethi Gramsh nuk zhvillon mësim vetëm në shkollën “Tahir Sadiku “Lenie. Nuk zhvillohet mësim sepse rruga është e bllokuar. Të gjithë shkollat e tjera zhvillojnë mësim normalisht.

Rrethi i Peqinit zhvillon mësim në të gjitha shkollat. Në 3 shkolla( “Zihnim Magani”, Pajove e Gjocaj ) zhvillohet mësim me orar të reduktuar për shkak të mungesës së ngrohjes.

Rrethi Librazhd me vendim të ZA edhe për ditën e sotme nuk zhvillon mësim në asnjë shkollë.