MENU
klinika

Shenjat

Aftësitë e kufizuara nga goditjet në tru, parandalimi!

24.01.2019 - 15:41

Goditja e trurit është shkaku kryesor i vdekjes dhe i paaftësisë serioze dhe afatgjate të trurit tek të rriturit.

Lajm i mirë është se ekzistojnë trajtime që mund të zvogëlojnë shumë dëmin e shkaktuar nga goditja. Megjithatë, duhet të njihni simptomat e një goditjeje dhe të shkoni menjëhërë në spital. Trajtimi brenda 60 minutash mund të parandalojë aftësinë e kufizuar.

Një goditje, ndonjëherë e quajtur “sulm i trurit”, ndodh kur rrjedhja e gjakut në tru ndërpritet. Kur ndodh një goditje në tru, qelizat e trurit në zonën e prekur fillojnë të vdesin, sepse ato ndalojnë marrjen e oksigjenit dhe ushqyesve që ato kanë nevojë për të funksionuar.

goditja ne tru-konica.al

Çfarë e shkakton një goditje?

Ka dy lloje të mëdha të goditjeve. E para, quhet goditje isheme, është shkaktuar nga një mpiksje gjaku që bllokon ose mbyll një enë gjaku ose arterie në tru. Rreth 80 % e të gjitha goditjeve janë ishemike. E dyta, e njohur si goditje hemorragjike, është shkaktuar nga carja e një enë gjaku dhe rrjedhja e gjakut në tru. Rreth 20 për qind e goditjeve janë hemorragjike.

Cfarë pasojash mund të sjellë një goditje në tru?

Megjithëse goditja është një sëmundje e trurit, ajo mund të ndikojë në të gjithë trupin. Efektet e goditjes nga më të lehtat tek më të rëndat mund të përfshijnë paralizë, probleme me të menduarit, probleme me të folurit dhe probleme emocionale. Pacientët gjithashtu mund të përjetojnë dhimbje ose mpirje pas një goditje në tru.

Simptomat

Për shkak se goditja dëmton trurin, mund të mos e kuptoni se keni një goditje. Për dikë tjetër ,dikush që ka një goditje mund të duket i pavetëdijshëm ose i hutuar. Viktimat e goditjes kanë shansin më të mirë nëse dikush rreth tyre i njeh simptomat dhe vepron shpejt.

goditja ne tru-konica.al

Cilat janë simptomat e një goditjeje?

Simptomat e goditjes janë të ndryshme, sepse ato ndodhin shpejt dhe mund të jenë:

-Mpirje ose dobësi e papritur e fytyrës, krahut ose këmbës (sidomos në njërën anë të trupit);

-Pështjellim i papritur, vështirësi për të folur ose për të kuptuar;

-Vështirësi të papritura për të parë me një ose me të dy sytë;

-Probleme të papritura në këmbë, marramendje, humbje ekuilibër ose moskordinim të lëvizjeve;

-Dhimbje koke e rëndë e papritur, pa ndonjë shkak të njohur;

Çfarë duhet të bëni?

Nëse besoni që dikush ka një goditje – nëse ai papritmas humb aftësinë për të folur, ose për të lëvizur një krah ose këmbë në njërën anë, ose përjeton paraliza të fytyrës – telefononi menjëherë ambulancën.

Veproni në kohë:

Goditja është një emergjencë mjekësore. Çdo minutë llogaritet kur dikush ka një goditje. Sa më i madh të jetë fluksi i gjakut në tru, aq më i madh është dëmi. Trajtimi i menjëhershëm mund të shpëtojë jetën e njerëzve dhe të rrisë shanset e tyre për shërim të suksesshëm.

Pse ka nevojë për të vepruar shpejt?

Goditjet ishemike, lloji më i zakonshëm i goditjeve, mund të trajtohen me një ilaç të quajtur t-PA që shkrin gjakun e mpiksur që pengon rrjedhjen normale të tij në tru. Dritarja e mundësisë për të filluar trajtimin e pacientëve me infarkt është tre orë, por për tu vlerësuar dhe marrë trajtim, pacientët duhet të shkojnë në spital brenda 60 minutash.

Cili është dobia e trajtimit?

Një studim pesëvjeçar i Institutit Kombëtar të Çrregullimeve dhe Sëmundjeve Neurologjike (NINDS) zbuloi se disa pacientë me goditje në tru që kishin marrë t-PA brenda tre orëve nga fillimi i simptomave të goditjes kishin të paktën 30 % më shumë gjasa për t’u rikuperuar dhe më pak shanse për të rezultuar me aftësi të kufizuara pas tre muajsh.

Si mund të zvogëlohet rreziku i goditjes?

Trajtimi më i mirë për goditje është parandalimi. Disa faktorë rrisin rrezikun për të pasur një goditje në tru:

-Tensioni i lartë i gjakut;

-Sëmundjet e zemrës;

-Pirja e duhanit;

-Diabeti;

-Kolesterol i larte;

-Mosaktiviteti fizik / obeziteti;

Nëse pini duhan duhet të mundoheni ta lini. Nëse keni presion të lartë të gjakut, sëmundje të zemrës, diabet, ose kolesterol të lartë, i mbani ato nën kontroll.

Nëse jeni mbipeshë, filloni një dietë të shëndetshme dhe ushtrohuni rregullisht.