Në një dalje për mediat, ministri në detyrë i Financave, Arbën ka shpjeguar skemën e financimit të përgjysmimit të tarifave të studimit.
Ai tha se nga këto masa të marrë përfitojnë 6235 studentë ekselentë dhe mbi 70 mijë studentë të tjerë, me mesatare nga 5 deri në 9.
Ahmetaj: Reduktimi i tarifave të studimit bachelor, studentët me mesatare 9-10 kanë një përjashtim 100% nga tarifa e shkollimit. Përfitojnë 6235 studentë. Efekti financiar në buxhetin e shtetit 201 mln lekë.
Studentët me mesatare 5-9 përfitojnë përjashtim 50% nga tarifa e shkollimit. Përfitojnë rreth 70 mijë studentët, i bëhet tarifa 9700 lekë në vit. Efekti financiar 1 mln lekë.
Edhe për ciklin mastër, ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se studentët përfitojnë nga ulja e tarifës. Sipas tij ata me mesatare 9-10 do të përfitojnë 50% ulje të tarifës.
Ndërsa studentët që kanë paguar tarifën e plotë, gjysma e parave do tu kthehet.
“Studentët që kanë paguar tarifën e plotë, do tu kthehet 50% e shumës së paguar”, tha Ahmetaj.
Ndërsa në lidhje me bursat, Ahmetai bëri thirrje që në këtë çështje nuk duhet të përfshihen më bashkitë.