MENU
klinika

Fjala e lamtumirës

Bushati në ikje: Sfidat na kanë bërë më të fortë!

23.01.2019 - 10:53

Ditën e sotme, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka dorëzuar detyrën e tij si ministër.

Gjatë fjalës së tij të lamtumirës, Bushati bëri një bilanc të punës së tij në 5 vite.

Bushati pasi priti kryeministrin Rama, tha se nuk ka garanci se “ajo që kemi para është më e mirë”.

Sot Rama pasi mori detyrën, ia delegoi kompetencat dhe përfaqësimin e Shqipërisë, zv.ministrit Gent Cakaj.

bushati-konica.al

“Për një falenderim të fundit do të më ndihmonte një rrëfim personal i ish-kolegut tim të çmuar dhe Presidentit aktual të Gjermanisë, Frank-ëalter Steinmeier, sipas të cilit Ministri i Jashtëm është i munguari i madh: i mungon ekipit të Ministrisë në përditshmërinë e tij; i mungon përditshmërisë politike; dhe i mungon familjes së tij.

Është pikërisht familja, e cila ka vuajtur më shumë e ka falur më lehtë çdo mungesë timen, duke mbështetur rrugëtimin tim. Dëshiroj t’i falenderoj për përkushtimin e tyre gjatë mungesave të mija e t’u kërkoj një falje për fundjavat e humbura në Blackberry dhe Iphone.

Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi përpara do të jetë më e mirë a më e lehtë se ajo çfarë po lëmë pas. Puna jonë transformuese ka krijuar me siguri të pakënaqur dhe kundërshtarë. Por një gjë është e sigurt: sfidat na kanë bërë më të fortë, më të qëndrueshëm e shpresoj më të denjë për Shqipërinë e të nesërmes”, tha ai.

"Donte që fëmijët dhe bashkëshortja të varroseshin në të njëjtin vend"

Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin fëmijëve, reagon avokati i Erdgys Arrazit

“E thonë hapur që synojnë të ndërhyjnë në...”

Rezoluta e PS/ Alibeaj zbulon skenarin e qeverisë

Kreu i SYRIZA do vizitojë Shqipërinë

Stefanos Kasselakis takim me minoritetin në Drobull!

“I ka kapur telefonin, i pa video me të dashurën”

Vëllai i Alma Arrazit rrëfen bisedën e fundit me të motrën