MENU
klinika

Detajet

Aksident në aksin Pogradec-Buçimas, makina përplas këmbësorin

30.01.2019 - 21:43

Një person mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në aksin Pogradec-Buçimas.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10, në afërsi të një karburanti.

Një automjet tip “Mercedes-Benz” ka aksidentuar shtetasin G.H, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia bëri arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, shtetasit me iniciale M.P, 60 vjeç, banues në Pogradec.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.