17.01.2019 - 19:34
Princi Philip, duka i Edinburgut, bashkëshorti i Mbretëreshës së Anglisë, është përfshirë në një aksident automobilistik pasditen e sotme në afërsi të Sandringham në Angli.
Mediat angleze, të cilat i referohen policisë, raportojnë se Princi ishte duke e drejtuar vetë makinën në momentin kur është përplasur me një tjetër automjet.
Një zëdhënës i Pallatit Buckingham e konfirmoi aksidentin duke thënë: “Duka i Edinburgut u përfshi në një aksident rrugor këtë pasdite, por fatmirësisht nuk është lënduar”.