MENU
klinika

Detajet

Akuza për korrupsion, pezullohet prokurori i Gjirokastrës

24.01.2019 - 21:12

Gjykata e Shkallës së parë për Krime të Rënda ka dhënë masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ si dhe pezullim nga detyra për prokurorin e Gjirokastrës Spartak Çoçoli, i akuzuar për ‘korrupsion pasiv të prokurorëve’.

Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për Ervin Hysaj dhe Ernest Duro, të cilët akuzohen për korrupsioni aktiv të gjyqtareve dhe prokuroreve kryer në bashkëpunim me njeri tjetrin.

Kujtojmë se para disa muajsh, prokurori është akuzuar nga prindërit e një 17-vjeçareje rome se kishte marrë 1 mijë euro për të zgjidhur çështjen e rrëmbimit të vajzës së tyre, e cila ishte rrëmbyer nga një 40-vjeçar, por titullari i organit të akuzës nuk e kishte lënë në burg autorin.

prokuroria_gjirokaster-konica.al

“Prokuroria për Krime te Renda është duke kryer hetime ne lidhje me procedimin penal nr 08/2019 për veprat penale te parashikuara nga nenet 319 dhe 319/ç. Ne kuadër te këtij procedimi penal, ne datën 24.01.2019 Policia e Shtetit ka ekzekutuar vendimin nr.12 date 24.01.2019 te Gjykatës se Shkalles se Pare per Krime te Renda për caktimin e masave te sigurimit personal te karakterit shtrëngues “arrest ne burg” për shtetasit nen hetim Ervin Hysaj dhe Ernest Duro te dyshuar për veprën penale te “korrupsionit aktiv te gjyqtareve dhe prokuroreve kryer ne bashkëpunim me njeri tjetrin” dhe Ernest Duro dhe për veprën penale “Deklarata te rreme përpara oficerit te policisë gjyqësore” parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal.

Kurse për prokurorin Spartak Çoçoli, i dyshuar për veprën penale te “Korrupsionit pasiv te gjyqtareve prokuroreve dhe funksionarëve te tjerë te drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i K.Penal është nxjerre masa e sigurimit personal e karakterit shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur ne policinë gjyqësore” dhe masa e sigurimit personal e karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te nje detyre a shërbimi publik” parashikuar nga nenet 234 dhe 242 te K.pr.P.”– thotë organi i akuzës.