MENU
klinika

Kriza politike

Aleatët ‘kryqëzojnë’ Bashën: Nuk hyjmë në zgjedhje me kodin e vjetër

07.01.2019 - 19:13

Teksa demokratët kanë zeruar çdo mundësi rikthimi në kuvend, pas rrëzimit nga maxhoranca të nismës kushtetuese për Vettingun në politikë, aleatët e opozitës gjykojnë se vendi i tyre duhet të jetë në institucione.

“Unë gjykoj që do jemi sepse hyr e dil, kjo nuk do kishte ndonjë vlerë të madhe”, thotë kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, për Klan.

Reforma zgjedhore për aleatët e Partisë Demokratike është arsyeja se përse opozita do duhet të jetë në Kuvend, në një kohë kur kanë mbetur më pak se 6 muaj nga zgjedhjet lokale.

Shehi ripërsërit kërkesën për ndryshimin e sistemit elektoral dhe i kujton Bashës se do të jetë kundër arritjes së një marrëveshjeje me Edi Ramën, nëse do tentohet të shkohet në zgjedhje me kodin e vjetër elektoral.

“Me kodin e vjetër ne nuk shkojmë. Ne, pjesa tjetër e opozitës jemi kundër kësaj marrëveshjeje që mund të bëjë PD me PS-në. Në qoftë se nuk ka ndryshim sistemi brenda zgjedhjeve është e kotë”, shprehet Shehi.

Sa për aksionin opozitar, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi zbulon se pjesë e skenarit janë edhe protestat, ndonëse për to ende opozita nuk ka një datë. “Ne si opozitë e kemi bërë detyrën tonë, do vazhdojmë ta bëjmë tani në rrugë”, shton Dashamir Shehi.

Teksa komenton edhe lëvizjet më të fundit në qeveri dhe mosdekretimin e 5 minitrave te rinj nga presidenti Meta, Shehi thotë se vetëm largimi i Kryeminsitrit Rama mund të rikthejë shtetin në binarët e kushtetuetshmërisë.

“Duhet të ikë ky i pari. Teatër i kotë, i panevojshëm. Me këto Meta maksimumi kujton herë pas here se jam dhe unë këtu. Herën tjetër u vonua nja dy javë kreu i shtetit me Ministrin e Brendshëm dhe si përfundim na doli që nuk paskërkish qenë ndonjë hata e madhe”, thotë kreu i LZHK-së.

Të shtunën kreu i shtetit dekretoi vetëm 4 nga 9 emrat e rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si dhe nuk firmosi shkarkimin e Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”