MENU
klinika

Taksa ndaj mallrave serbe

Ambasada Amerikane ‘presion’ Kosovës, qëndrimi i Haradinajt

25.01.2019 - 19:20

Edhe pas presionit që Ambasada Amerikane në Kosovë është duke ushtruar ndaj krerëve të shtetit që të heqin taksën 100 për qind ndaj produkteve që hynë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj e ka ripërsëritur qëndrimin kundër shfuqizimit të taksës.

I pari i ekzekutivit sot u shpreh se Kosova është e interesuar ta pezullojë taksën vetëm nëse ka gatishmëri nga Serbia për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

“Jo jo nuk ka diçka të kësaj natyre. Ne kemi hyrë në disa dimensione të reja në politikë në Kosovë do të thotë këtë vit shumicën e kohës do ia kushtojmë ekonomisë. Marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Serbi janë të rëndësishme, ndonjëherë kanë me u rregullua, por duhet me iu pri edhe marrëdhëniet politike, pra pa një marrëveshje politike Kosovë-Serbi është zor me i mbajtur të rregulluara marrëdhëniet tjera. Ne jemi të hapur, pra jemi të interesuar me e pezullua taksën nëse ka gatishmëri për me u rregullua marrëdhëniet Kosovë-Serbi politike, e që nënkupton edhe njohja e Kosovës pra”, ka shtuar ai.

Ambasada amerikane në Kosovë sot gjatë ditës përmes një komunikate për media kanë bërë përsëri thirrje që taksa 100%të tërhiqet, pasi sipas tyre ky veprim është i kundërt me interesat e SHBA-ve.