MENU
klinika

Shkelën afatet e raportimit

AMF gjobit drejtuesit e katër kompanive të sigurimit

02.01.2019 - 17:00

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka gjobitur katër drejtues të shoqërive të sigurimit për vonesa në raportin e treguesve rregullatorë pranë këtij institucioni.

Referuar konkluzioneve të analizës financiare, rezulton se shoqëria Intersig Vienna Insurance Group ka raportuar me vonesë në formë shkresore në Autoritet dhe në portal formularin “Llogaritja ditore e normës së likuiditetit” për muajt korrik, gusht dhe shtator 2018. Për këtë arsye, personi përgjegjës i shoqërisë është gjobitur me 100 mijë lekë gjobë.

Për të njëjtën arsye, janë gjobitur me nga 100 mijë lekë të reja edhe përfaqësuesit e kompanive Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group dhe Atlantik.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Në shoqërinë Atlantik, është konstatuar edhe mungesa e politikave të shkruara në lidhje me transaksionet dhe marrëdhëniet me palët e lidhura si dhe procedurat për trajtimin e rasteve të konfliktit të interesit.

Ndërkohë, kompania Insig – Jetë është gjobitur në vlerë edhe më të madhe, me 120 mijë lekë të reja, sepse shoqëria ka depozituar normën e likuiditetit me shkresë zyrtare në Autoritet përtej afateve të përcaktuara. Në këtë rast, gjoba është më e lartë, sepse shoqëria në fjalë është përsëritëse në këtë shkelje.