MENU
klinika

Versionet e ndryshme

“Argirokastër” historia e emrit të Gjirokastrës së sotme

04.01.2019 - 11:08

Emri i qytetit të Gjirokastrës mësohet të jetë përmendur në shekullin XIII, për herë të parë.

Ndërsa fillimet e qytetit mendoshet të jenë pas rënies se Adrianopolit.

Ka disa versione për prejardhjen e emrit të qytetit.

Një legjendë thotë që gjatë rrethimit të qytetit nga turqit, Princesha Argjiro, motra e zotit të qytetit u hodh nga muret e kalasë bashkë me djalin e saj. Që këtu rrodhi edhe emri “kalaja e Argjirosë” dhe mori emrin qyteti.

gjirokastra-konica.al

Por ky version është i pamundur mbasi emri i qytetit përmendet që në kohën e Bizantit, pra para pushtimit osman.

Sipas një shpjegimi tjetër më pak poetik, qyteti e ka rrënjën e emrit nga greqishtja, Argyró-kastro që do të thotë kështjellë e argjendtë.

Një shpjegim i tretë lidhet me emrin e një fisi vendas që jetonte pranë Gjirokastrës: Argjirët.

Versioni i katërt lidhet sërish me kështjellën që mendohet të jetë nisur së ndërtuari nga Gjin Bue Shpata, i cili i dha emrin qytetit, Gjino-kastër.

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Një krijim mbi Historinë, Stilistin dhe Mjeshtërinë artizanale

“Ti, Xhubleta e Re!”