MENU
klinika

Deklasifikimi i dokumenteve

Arkivat hapin dosjet, dalin në ‘dritë’ sekretet e Enver Hoxhës!

23.01.2019 - 17:04

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar, njoftoi se ka përfunduar procesi masiv i deklasifikimit të 48 mijë dosjeve dhe 600 mijë dokumenteve sekrete.

Deri më sot këto dokumente kanë qenë sekrete dhe tani mund të aksesohen lirisht duke përfshirë këtu dokumente ndërmjet viteve 1945-1993 nga fondet e Kryeministrisë, Presidiumit të Kuvendit Popullor, fondet personale të Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos. Gjithashtu mund të aksesohen edhe fondet e ish-arkivit të partisë, fondet e ministrave, të Gjykatës së Lartë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe të organeve të tjera qëndrore.

Siç bëri me dije DPA, për përfundimin e këtij procesi, u angazhua një staf me 8 aktivistët më të mirë të vendit gjatë vitit të kaluar.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave siguron studiuesit se shërbimi në sallën e re të studimit në ASHQ do të jetë i shpejtë dhe cilësor.