MENU
klinika

Deklarata

Arratisja e Gruevskit/ Zaev: Do kërkojmë përgjegjësin pasi…

23.01.2019 - 09:24

I ftuar në një emision në një program televiziv në Maqedoni, kryeministri maqedonas Zoran Zaev u pyet se kush është përgjegjës për arratisjen e Gruevskit në Hungari.

Lidhur me këtë pyetje, Zaev theksoi se nuk mund të përgjigjet pasi sipas tij duhet pritur përfundimi i hetimeve.

Gjithashtu Zaev u pyet edhe në lidhje me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga Greqia. Në lidhje me këtë çështje Zaev theksoi se ka besim te homologu i tij Tsipras.

Më dhemb se kërkojnë përgjegjësi nga Oliveri dhe të tjerë, por le të mbaroj hetimi dhe pastaj do të shohim se kush ka përgjegjësi dhe gjithsesi se do të ketë përgjegjësi. Por duhet të mbaroj hetimi”, u shpreh Zaev për çështjen e arratisjes së Gruevskit.

“Nuk mund që të mos kem besim tek kolegu im i dashur Aleksis Cipras. Ne kemi vënë firmat tona. Hapi i parë ishte tek ne. Arritëm ne, besoj që do të arrijnë edhe ata. Me Ciprasin jam dëgjuar menjëherë pas votimit në parlamentin tonë, ishte i pari që mu lajmërua më uroi dhe tha se tani radha është e imja”, deklaroi Zaev për ratifikim e Marrëveshjes së Prespës.