MENU
klinika

Respektim i sinjalistikës

ARRSH apel drejtuesve të mjeteve gjatë motit të keq në vend

08.01.2019 - 15:43

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka drejtuar një apel kundrejt drejtuesve të mjeteve përmes një njoftimi të shpërndarë media ku ju kërkohet të bëjnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Mes tjerash, në porosinë drejtuar shoferëve, ARRSH-ja thekson se në disa zona të vendit priten reshje dëbore dhe temperaturat do të jenë shumë të ulëta.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile paralajmërojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve se temperaturat do të jenë shumë të ulëta dhe se priten reshje bore në zonat malore.

ARRSH-bora-konica.a;l

Rekomandohet që në Segmentin Librazhd-Korçë-Kapshticë, Korçë-Ersekë qarkullimi i mjeteve të bëhet me goma dimërore gjatë natës, apo edhe me zinxhir nëse do të njoftojmë se është i nevojshëm në orët në vazhdim, pasi pritet që të ketë reshje bore dhe temperatura shumë të ulëta.

Apel për përdoruesit e rrugës: I rikujtojmë që duhet të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin gomat dimërore në segmentet rrugore që kemi njoftuar, të respektojnë Patrullën e Policisë në terren dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar”, thuhet në njoftim.