MENU

Statistika mbi arsimin

Arsimi Shqiptar më i shtrenjtë se BE?

10.01.2019 - 12:09

Në Shqipëri të shkollosh një fëmijë kushton më shumë sesa ta shkollosh atë në një nga vendet e Bashkimit Europian.Sipas Instat vendi ynë harxhon mesatarisht 3.9% të totalit të shpenzimeve për arsim ndërkohë që familjet europiane shpenzojnë rreth 1.1% të shpenzimeve totale, pra familjet shqiptare paguajnë rreth katër herë më shumë se familjet europiane.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Ndërkohë sipas Eurostat, të ardhurat për frymë të shqipëtarëve janë rreth 30% e mesatares së të ardhurave për frymë të BE-së, vendi ynë është i fundit në Europë për nivelin e të ardhurave dhe për konsum.

 

Një hendek i thellë ekonomik  paraqitet edhe me vendet e rajonit përreh,ku Serbia, Maqedonia e Bosnjë-Hercegovina paguajnë nga 0.6%-0.7% të shpenzimeve totale ndërsa realiteti shqiptar ekonomik shfaqet krejt ndryshe.

 

Instat paraqet vlerat monetare që harxhojnë disa nga qytetet e Shqipërisë për të shkolluar fëmijët e tyre; Kukësi paguan 9.1% të totalit, Fieri 6.8%, Durrsakët 2.4%, Gjirokastritët 2.3%, Tirana dhe Lezha 5.2% e Korça 3.1%.

Arsimi i lartë në veçanti si me tarifat baçelor por edhe me ato master ka shënjuar hapa galopant që nga viti 2012 e deri në 2018.Tarifat përgjatë këtyre viteve janë rritur me rreth 44%. Tarifat për gradën master kanë pësuar një rritje të papërballueshme.

Konkretisht tarifat për master shkencor paraqiten të rritura në mënyrë të tillë: tarifat e Filologjikut janë rritur me 44%, Fakulteti i Shkencave të natyrës me 40%, Fakulteti i Drejtësisë me 44%, Universiteti Politeknik me 57% e Universiteti Bujqësor i Tiranës me 23%. Përqindje të cilat kanë ndikuar jo pak në mirqenien e popullit Shqiptar.

 

Sipas statistikave më të fundit të vitit 2018 vlerat monetare të harxhuara për arsimin e lartë në Shqipëri variojnë nga tarifat baçelor në ato master. Një student shqiptar gjatë ndjekjes së një viti baçelor shpenzon nga 250.000-400.000 lekë të vjetra.Ndërkohë për ndjekjen e një masteri profesional harxhon 720.000 lekë në vit dhe respektivisht 1.440.000 lekë.Tarifat për ndjekjen e një masteri shkencor arrijnë deri në 1.050.000 lekë e për të dyja vitet rreth 2.100.000.