Art , sport apo dhunë mizore ndaj kafshëve.
Një dramë me strukturim të ngjashëm me teatrin.
Ndeshja me dema është një aspekt domethënës i kulturës spanjolle, pavarësisht se mjaft njerëz nuk arrijnë dot të bëjnë lidhjen mes saj dhe sportit, teksa gjatë ndeshjes haptazi shfaqen skenat e torturimit dhe vdekjes së demave.
Edhe për ata që nuk janë anëtarë të lëvizjeve për mbrojtjen e kafshëve, ndeshja me dema mbetet diçka absurde dhe kundërshtuese në vetvete.
Të tjerë i mëshojnë misterit në këtë lloj ballafaqimi mes njeriut dhe kafshës.
Ndeshja me dema, ditët e sotme në vende të caktuara është kthyer në biznes fitimprurës.
Më poshtë gjeni një video ku do të ndiqni një nga format e këtyre ndeshjeve të improvizuar në ambientetet e Bjeshkëve të Sharrit në Opojë.
Në video shfaqen dy dema teksa ndeshen me njëri-tjetrin.