MENU
klinika

Detajet

Balili mbetet në burg, avokati: S’ka provë

17.01.2019 - 15:06

Gjykata e Krimeve të Rënda i ka komunikuar Klement Balilit sot masën e sigurisë dhe akuzat, që është qëndrimi në burg deri në përfundim të Gjykimit.

Provë më të fortë prokuroria ka përgjimet që e implikojnë në trafikun e drogës. Kur gjyqtarja Miliana Muça, u ul në sallë, Balili vendosi t’i përgjigjej kërkesave nga gjykata. Ai tha se ka zgjedhur dy avokatë Theodhori Sollaku dhe Baftjar Rusi, por nuk dha shpjegime për sa kohë ishte media e pranishme.

Ndërkohë pas seancës ku Balilit iu komunikua masa e arrestit, avokati i tij Theodhori Sallaku deklaroi se nuk ka prova që e implikojnë në trafikun e 672 kg kanabis. “Nuk ka asnjë provë që Balili është i përfshirë në trafikimin e mbi 600 kg drogë”, tha ai.

Paraditen e djeshme, në shortin e hedhur të Krimet e Rënda, gjyqtare e seancës paraprake u caktua Miliana Muça.Hetimet për Balilin u mbyllën dhe paraditen e së martës dhe prokurori i çështjes Ened Nakuçi dorëzoi dosjen në Gjykatë për të kaluar çështjen në gjykim.

E njëjta ditë kur njeriu i konsideruar si “Eskobari i Ballkanit” u vetëdorëzua ë duart e Policisë dhe kaloi natën në dhomat e shoqërimit të Drejtorisë së Policisë Tiranë. Si çdo të arrestuar edhe atij i është lejuar që në orën e përcaktuar familjarët t’i çojnë rroba dhe ushqime.

Dorëzimi i Klement Balilit ndodhi pikërisht në momentin kur dhe Prokuroria për Krimet e Rënda sapo ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim. Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

“Nga Gjykata presim pezullimin e dënimit me burg”

Avokati i Salianjit tregon gjendjen e deputetit

Kush do ta drejtojë xhaminë më të madhe në Ballkan

Hapet “Namazgjaja”, inaugurohet nga Rama dhe Erdogan!

“Bëni armët gati dhe qëlloni në mish“

Mark Nika zbulon regjistrimet e gardistëve të 21 Janarit