MENU
klinika

Mosdekretimi i Cakajt

Balla: Jo çështje “Cakaj” por “Meta” për shkelje të Kushtetutës

14.01.2019 - 17:51

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka komentuar së fundmi situatën e krijuar mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama, për shkak të refuzimit të dekretimit të kandidaturës së Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.

Balla thotë se zgjedhja e Ramës edhe në krye të Ministrisë së Jashtme është një zgjidhje e përkohshme deri sa Gjykata Kushtetuese të japë verdiktin sipas tij për shkeljen e kushtetutës që ka bërë Presidenti duke mos dekretuar Gent Cakajn si ministër.

Balla u shpreh se Presidenti po sillet si një kryetar alternativ i opozitës.

taulant balla-konica.al

“Kjo është një zgjidhje e përkohshme derisa këtij debati në aspektin e një procedure të shkelur disa herë nga presidenti, pro do marrë përgjigje nga Gjykata Kushtetuese. Deri në vendimin e Gjykatës kryeministri do jetë ministër i jashtëm dhe Gent Cakaj do jetë zv.ministër i jashtëm. Konstatoj me keqardhje se presidenti ka hyrë në një turravrap që sa më shumë shkelje kushtetuese të bëjë. Presidenti e di mirë se ministri i shkarkuar qëndron në detyrë deri në marrjen e detyrës nga ministri tjetër. Presidenti i republikës ka bërë 4-5 shkelje kushtuese radhë dhe ka hyrë në një garë me veten për të bërë sa më shumë shkelje kushtetuese të bëjë.

Ne nuk kemi kohë për të humbur as me Ilir Metën që ka zbritur në fushën e betejës politike për të qenë në fushën e opozitës. Është më shumë prezent në opozitë presidenti, sesa kryetari i opozitës. Kabineti i ri do marrë votëbesimin në ditët në vijim dhe puna do vijojë sipas programit. Vëmendja jonë është për njerëzit dhe nuk do s’postojnë vëmendjen. Presidenti po sillet si një kryetar alternativ i opozitës. Por përgjigja do jepet në parlament për mosdekretimet. Kushdo qoftë të krye të Presidencës duhet të respektojë Kushtetutën. Bujar Nishani ka qenë një president partiak, por kur vinte fjala tek Kushtetuta mbyllte sytë para urdhrave partiakë dhe respektonte Kushtetutën”– tha Balla.

Balla tha ndër të tjera se Presidenti nuk ka të drejtë të refuzojë emërimet e kryeministrit, ndërsa debati ‘Cakaj’ do rezultoje një flluskë sapuni.

“Presidenti nuk e ka aspak të drejtën e refuzimit por ka detyrën në cilësinë e kryetarit të shtetit që tia kalojë autoritetit më të lartë ligjvënës dhe presidenti i Republikës, i cili është një autoritet që zgjidhet nga parlamenti në asnjë rast nuk mund t’i heqë të drejtën parlamentit për të qenë autoriteti më i lartë. Nëse ka rezerva ia referon Kuvendit. Ishte apo jo zoti Cakaj, në rast tjetër do gjente diçka tjetër për të thënë që nuk plotësonte kriteret. Ju e patë në rastin e zotit Lleshaj. E gjithë tymnaja rezultoi në fluskë sapuni. Të jeni të sigurt se edhe e gjithë kjo tymnajë në kurriz të një djali të shkëlqyer do rezultojë flluskë sapuni”- tha Balla.

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye