MENU
klinika

Konflikti Kryeministri-Presidencë

Balla-Metës: Ruani qetësinë e mos u bëni qesharak

12.01.2019 - 16:12

Kreu i grupit Parlament të PS, Taulant Balla, i është përgjigjur me një status në Facebook Presidentit Meta, ndërsa i kërkon këtij të fundit të ruajë qetësinë e mos të bëhet qesharak.

Balla shkruan se PS nuk është as PD, as LSI dhe s’kemi ndërmend të humbasim kohë me konflikte të kota.

balla-meta-konica.al

Statusi i Plotë

“Zoti President, ne s’ju pengojmë dot të jeni Iliri qesharak që kemi njohur me shumë se sa njëherë kur Monika i’a fut kokën në çizmen e saj! Por këto bumjet tuaja që po e bëjnë edhe Bujar Nishanin të duket si Xhefersoni, nuk impresionojnë dot më askend.

Ne s’jemi as PD, as LSI dhe s’kemi ndermend te humbasim kohe me konflikte te kota me ju. Sepse ju s’keni asnje shans dhe s’do keni asnje mundesi te pengoni as punen tone dhe as Reformen ne Drejtesi, qe e di Shqiperia dhe bota se sa shume e deshironi te realizohet.

Por meqe ju kemi dhene voten si President, ju ftojme te ruani qetesine sa te mundeni sepse duke u bere ju qesharak, sigurisht edhe ne nuk ndjehemi mire.”

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës