MENU
klinika

56 milionë euro më shumë

Ballkani, më shumë para nga BE-ja

07.01.2019 - 15:25

Shqipëria dhe pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të marrin më shumë para nga Brukseli këtë vit. Parlamenti Europian votoi një buxhet më të lartë se kërkesa e Komisioinit Europian, në total 717 milionë euro më shumë. Dhe nga kjo shumë, rreth 56.3 milionë euro do të jetë shtesa për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shtesa do të shkojë për fonet IPA, instrumenti unik i Bashkimit Europian për të ndihmuar financiarisht Ballkanin Perëndimor dhe vendet e tjera në proces negociatash për anëtarësim.

Në veçanti, Shqipëria do të përfitojë rreth 650 milionë euro për programin IPA II, 2014-2020.

Buxheti për rajonin është rritur si pasojë e sfidave më të mëdha me të cilat përballet rajoni në drejtim të flukseve të emigracionit.

Shqipëria, por edhe disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, janë përfshirë këtë vit nga një fluks i paprecedentë refugjatësh, të cilët kanë gjetur një rrugë alternative drejt Europës Perëndimore.

Komiteti i buxhetit në Parlamentin Europian ka rishikuar projekt-buxhetin e Komisionit Europian edhe në drejtime të tjera, si programi ndaj të rinjve, siguria apo ndihma ndaj vendee të tjera, edhe përtej kontinentit të vjetër.