MENU
klinika

Projekti i Unazës së Re

Banorët e Astirit “marshojnë” drejt shtëpisë së Ramës në Surrel

08.01.2019 - 20:32

Banorët e Astirit kanë zgjedhur të ndryshojnë “kurs” të protestës së tyre. Ata të shoqëruar edhe nga deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu do të marshojnë pas pak minutash drejt shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel.

Qytetarët e “Astirit” të cilët preken nga projekti i Unazës së Re do të mbajnë me vete disa pishtarë teksa do të “marshojnë” shtëpinë e shefit të qeverisë.

Ata kanë protestuar për 66 ditë radhazi, ndërsa kanë paralajmëruar se kauza e tyre do të përfundojë në kohën kur të anulohet projekti.

Deputeti demokrat, Klevis Balliu që nga fillimi i protestës ka mbështetur çdo ditë banorët e kësaj zone, ndërsa prej aty ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe institucioneve ligj-zbatuese.