MENU
klinika

Banorët protestojnë

‘Rruga e Vdekjes’/ Në 10 vite, 24 të vdekur

13.01.2019 - 11:20

Banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës janë ngritur në protestë për mungesën e sinjalistikës në rrugën “Vllazërimi”.

Vetëm një ditë më parë, dy gra vjehrrë e nuse, u përplasën për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një 22-vjeçar.

Në harkun e 10 viteve, në këtë rrugë janë aksidentuar me pasojë vdekje 24 persona, gra, burra e fëmijë.

Banorët kërkojnë vendosjen e sinjalistikës dhe ndriçimit. Rruga “Vëllazërimi” në të dy krahët është e mbushur me shtëpi dhe biznese.

Kjo rrugë konsiderohet si rruga e vdekjes për shkak të aksidenteve të shumta.