25.01.2019 - 15:56
Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek është përshëndetur edhe nga kryetari PD, Lulzim Basha.
Në një postim në Twitter, Basha tha se marrëveshja konsolidon bazat e bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin e rajonit.
“Përshendes ratifikimin e marrëveshjes së Prespës nga parlamenti helen që i hap rrugën anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe konsolidon bazat e bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin e rajonit,”-shkruajti ai.