Teksa numëroi skandalet e qeverisë Rama, e duke i bërë paralajmërimin e fortë të ndalë skenarin në të cilin po vepron në kurriz të shqiptarëve, kryedemokrati Basha është ndalur edhe në skandalin e tenderit me Unazën e Madhe.
Gjatë deklaratës së tij nga selia blu, Basha tha se PD ka një kërkesë dhe të vetme për këtë megaskandal, anulimin e gjithë tenderit.
“Ndonëse është kapur në flagrancë për megaskandalin e unazës së re në vend të kemi politikanë e zyrtarë të arrestuar po përgatitet ritenderimi. Për dy ditë është denoncuar se si jo vetëm shteti ishte në dijeni, po ishte pjesëmarrese në procesin e falsifikimit. I vetmi person që ka fuqi të detyrojë agjencinë e prokurimit të kryejë një procedurë me letra false, është kryeministri i vendit Edi Rama. Hetimet për Ramën, Gjiknurin e Qendron duhet të kishin nisur prej kohësh. Heshtja e prokurorisë e bën atë bashkëfajtore e bashkëshkelëse të ligjit. Sot cdo shqiptar e ka të qartë se pse një vit më parë u emërua Arta Marku. Kjo i vë kapakun pyetjes ku ka përfudnuar reforma në drejtësi për Ramën Gjiknurin e përfitesit e këtij tenderi korruptiv do të veprojë paketa antimafia”- tha Basha.
Sipas Bashës, “Është përgatitur edhe rimanipulimi i këtij loti, janë bërë kërkesa qesharake. Ky tender duhet anuluar i tëri, cdo hap e në vecanti të tilla si ky me rezultate të paracaktuara, vinça 400 tonsh, janë qesharake”.