MENU
klinika

Bebe hedh idenë

Bashkëpunimi “kuqezi” që do “trondiste” botën

29.01.2019 - 11:15

Ava Max është artistja që ka debutuar së fundi e iu bashkua karvanit të këngëtareve të suksesshme shqiptare me famë botërore.

Rita, Dua, Bebe, Era janë emra të tjerë të njohur, që gëzojnë karrierë të suksesshme muzikore. Dhe është Bebe Rexha, ajo që ka kërkuar një bashkëpunim me Duan, Ritën dhe Avën, të cilin e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Twitter”.

Rita Ora-Bebe Rexha

Ky mesazh i Bebes ka ngjallur reagime shumë pozitive te fansat, të cilët janë shprehur shumë të entuziazmuar nëse një gjë e tillë do të ndodhte.

Dua Lipa

Por, në anën tjetër, ka pasur edhe të atillë që kanë kërkuar që pjesë e bashkëpunimit të jetë edhe Era Istrefi, tashmë emër i njohur ndërkombëtarisht.

Sigurisht, ideja është fantastike, por dhe jo edhe aq e lehtë për t’u realizuar, pasi jo vetëm angazhimet janë të shumta për këngëtaret, por edhe për faktin se Rita Ora dhe Dua Lipa nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?