MENU
klinika

I 'tërheq veshin'

BE-Kosovës: Hiqni taksën, angazhohuni në dialog!

28.01.2019 - 08:49

Bashkimi Evropian prej dy muajsh është duke bërë presion ndaj qeverisë “Haradinaj” për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe, në mënyrë që të vazhdojë dialogu me Serbinë. Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç, në një përgjigje për gazetën “Zëri” në Kosovë ka thënë se Brukseli pret të hiqet taksa dhe të dyja vendet të angazhohen për vazhdimin e dialogut.

Por të njëjtën gjë BE-ja nuk po e praktikon edhe me Serbinë, e cila nuk po rresht së bëri luftë diplomatike ndaj shtetit të Kosovës.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç, ka thënë për “Zërin” se qëndrimi i BE-së sa i takon taksës mbetet po ai që ka qenë, kundër masës së vendosur ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake. Sipas saj, BE-ja pret që Serbia e Kosova të angazhohen në procesin e dialogut, në mënyrë që të shkohet drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ndërkohë Kocijançiç nuk është përgjigjur rreth pyetjes nëse po bëhet presion edhe ndaj shtetit serb, kur kihet parasysh fakti që Serbia aktualisht është në ofensivë për tërheqje të njohjeve ndaj Kosovës dhe për pengim të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ndërkohë procesi i bisedimeve me Serbinë po vazhdon të jetë i pezulluar, pasi Serbia tashmë ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në dialog deri në heqjen e tarifës. Por Qeveria e Kosovës, as pas presionit të ardhur nga ndërkombëtarët, nuk po zmbrapset nga vendimi i marrë më 21 nëntor 2018 për vendosjen e taksës në fjalë.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë