MENU
klinika

Protesta e opozitës

Berisha: Protesta, hap rrugën drejt BE-së, rrëzojmë regjimin me çdo mjet

24.01.2019 - 21:52

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka folur lidhur me protestën e parashikur të opozitës, duke thënë se populli do ta mbështes për ti hapur rrugë Shqipërisë drejt BE-së.

Sipas tij kj protestë do jetë për të hapur dyert në BE, për ti dhënë një goditje dhe për të ndaluar mafiosizimit në çdo qelizë të shteti.

Lidhur me faktin nëse kjo protestë do jetë një tubim i sforcuar, ish-kryeministri thotë:

“Historia e protestave është e ndryshme, dikur na gjuanit me gurë se ishin të frikësuar. Ose ishin mafia ose pastaj ishin të trembur dhe frika shndërrohej në çdo gjë tjetër.

berisha-konica.al

Unë mendoj se opozita po del përballë historisë dhe ky është një moment i jashtëzakonshëm. Nëse ka një regjim që keqësoi këtë vend pas Hoxhës është Edi Rama. Sot është bërë famozë mafia, një ministër ishte lidhur këmbë e kokë me drogën, vendos prapë një ministër që kishte vëllain trafikant, kjo tregon se shteti ishte lidhur këmbë e kokë me mafien. Ky është regjimi i kakistokracisë. Edi Rama është një mikromonstër njësoj si Maduro. Rama u futi policinë dhe studentëve dhe bëri atë që as Ramiz Alia nuk e bëri.”

Ndërkohë ai nuk ka lënë pa përmendur dhe zgjedhjet në PD teksa thotë:

“Po të isha unë do të bëja këto që bën opozita sot. Unë e përgëzoj opozitës dhe e përshëndes. Është shumë qartë, që duhet bërë një situatë ku të votojnë të gjithë të lirë. Unë nuk jam për marrje të pushtetit me dhunë por për zgjedhje të lira.”