MENU
klinika

Dita e 76-të e protestës

Banorët e Astirit nuk ndalen, kërkojnë largimin e kryeministrit Rama

19.01.2019 - 18:09

Protesta e banorëve të Astirit hyn ditën në ditën 76-të sot, dhe banorët mesa duket nuk kanë ndërmend të ndalen deri në momentin kur të shpëtojnë banesat e tyre.

Banorët vijojnë të kundërshtojnë vazhdimin e projektit të “Unazës së Madhe”, dhe kanë bllokuar rrugën kryesore në shenjë proteste.

Si çdo natë, në duar mbajnë pankartat me të cuilat kërkojnë anulimin e projektit por jo vetëm, ata kërkojnë edhe largimin e kryeministrit Rama.

banoret e astirit
banoret e astirit

“A e patë sot me studentët dhe kur një vajzë i doli kundër dhe e përzuri nga salla. Kush është ky kryeministër që përzë nga salla, ku e gjen të drejtën ti. Ka ardhur ora për të tërhequr zvarrë në bulevard, siç tërhoqëm Enver Hoxhën. Edi Rama, erdhi ora ik nga Shqipëria. Tani do të japim litarë të varësh veten. ashtu do fshihesh edhe ti te bunkeri i Surrelit. Do vijë dita do të tërheqim zvarrë Edi Rama. Ke 76 ditë që na ke shkatërruar jetën. Unaza e bashkuar ka për të fituar. Edi Rama kriminel. Na është bërë Shqipëria magazinë hashashi. Hajde po ta mbajti hunjtë i kemi gati. Unë kisha vetëm diçka për t’i thënë kryeministrit, ne prapë do të tërheqim zvarrë, se e ke mbushur Shqipërinë me korrupsion. Poshtë projekti”, u shpreh një nga banorët.

Të pranishëm në protestë në mbështetje të banorëve, ishin edhe deputetët e opozitës. Deputeti demokrat, Klevis Balliu nga protesta nuk kurseu akuzat ndaj kreut të qeverisë, Edi Ramës, ndërsa u bëri thirrje qyetetarëve ta rrëzojnë.