21.01.2019 - 12:46
Prej ditësh studentët e Tiranës ndodhen në ngujim dhe të vendosur në kërkesat e tyre për qeverinë.
Pas studentëve të Universitetit të Tiranës, edhe ata të universitetit ”Luigj Gurakuqi” në Shkodër janë ngujuar në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë.
Ata shprehen se kanë vendosur të ndjekin shembullin e Tiranës pasi sipas tyre ende nuk janë plotësuar kërkesat e tyre.
Të rinjtë shprehen se janë të vendosur për vijimin e protestave dhe bojkotimit të mësimit deri në plotësimin e të gjithave kërkesave nga qeveria.