MENU
klinika

Reshjet e dëborës

Bora dhe ngricat/ Ku duhen përdorur zinxhirët

17.01.2019 - 09:45

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar për gjendjen e rrugëve në vend në tre rajonet e mëdha. Sipas ARRSH, në të tria Rajonet nuk ka patur reshje. Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta. Kjo sjell prezencën e ngricave në rrugë.

Të gjithë kontraktorët e mirëmbajtjes janë në gadishmëri dhe kanë bërë që në orët e para të mëngjesit shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash.

Rajoni Verior: Gjatë natës nuk ka pasur rreshje. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.
Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir janë:

Domaj-Draj Reç

Ura e Cerenecit-Stebleve

Sllovë -Vasije

Peshkopi-Qafë-Drajë

Peshkopi-Ushtelencë

Qafë Bualli-Krastë

Trebisht-Doganë

Në akset e tjera qarkullimi është normal.