MENU
klinika

Probleme brenda qytetit

Bora në Gjirokastër, akset nacionale të hapura

12.01.2019 - 11:37

Në qarkun e Gjirokastrës të gjitha rrugët nacionale janë të hapura. Edhe rrugët e brendshme të qytetit janë të kalueshme përjashtuar pjesës së sipërme të qytetit ka akoma vështirësi.

Disa akse rurale janë të bllokuara.

Bashkia Gjirokastër

Rrugë të bllokuara janë : Kolonjë – Golem,  Prongji – Zhulat.

Situata është e qetë, nuk raportohet asnjë problem në bashkinë Tepelenë, Memaliaj

Bashkia Libohovë

Në  Nj. Ad. Zagorie rruga është  e kalueshme me zinxhirë.
Eenergjia elektike mungon vetëm në fshatin Topovë (djegur transformatori).


Bashkia Përmet

Rruget rurale që lidhin Nj. Ad. Frashër me fshatrat qëndrojnë të bllokuara.

Furnizimi me energji elektrike mungon në fshatrat Frashër dhe Zavalan të Nj. Ad. Frashër.

Grupi avarisë do të vazhdojë punën edhe sot për riparimin e defekteve.

Bashkia Këlcyrë

Rrugët që lidhin bashkinë me qendrat administrative (Këlcyrë – Sukë – Ballaban ) janë të qarkullueshme me përjashtim të rrugës Këlcyrë – Malëshovë – Leskaj – Limar e cila vazhdon të qëndrojë e bllokuar.

Bashkia Dropull 

Rruga Nj.Ad.Zagori – Nj.Ad.Pogon është e bllokuar.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë