MENU
klinika

Deklarata

Braçe merr detyrën si zv/kryeministër dhe përqafon Senidën: E kam të vështirë të flas nga kjo anë e bulevardit

17.01.2019 - 18:57

Pas betimit tek Presidenti i Republikës, Erion Braçe, ka marrë sot zyrtarisht detyrën si zëvendës kryeministër.

Në një ceremoni në Kryeministri, ka qenë vetë Senida Mesi e cila e ka prezantuar pasardhësin e saj në postin e zv/kryeministrit.

Mesi ka falënderuar stafin e saj të ngushtë dhe tha se tani janë sfida të reja përpara që do të vijojnë më të njëjtin bashkëpunim.

Nga ana tjetër Braçe ka mbajtur fjalën e rastit në ketë ceremoni, ku ka treguar të gjitha sfidat që e presin në detyrën e re.

E kam pak të vështirë të flas nga kjo anë e bulevardit, pasi kam 23 vjet që flas nga ana tjetër dhe për 23 vjet kam parasysh vetëm Parlamentin, por meqë jemi në janar kam parasysh edhe aktivitetin jo vetëm timin, por të gjithë njerëzve të zakonshëm e gjitha është gjatë kohës që kemi qenë në opozitë”, tha zv/kryeministri në nisje të fjalës së tij.

Ndërsa më tej shtoi se ai do të mundohet që të kthejë vëmendjen tek njerëzit e zakonshëm.

"Donte që fëmijët dhe bashkëshortja të varroseshin në të njëjtin vend"

Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin fëmijëve, reagon avokati i Erdgys Arrazit

“E thonë hapur që synojnë të ndërhyjnë në...”

Rezoluta e PS/ Alibeaj zbulon skenarin e qeverisë

Kreu i SYRIZA do vizitojë Shqipërinë

Stefanos Kasselakis takim me minoritetin në Drobull!

“I ka kapur telefonin, i pa video me të dashurën”

Vëllai i Alma Arrazit rrëfen bisedën e fundit me të motrën