MENU
klinika

Ujërat termale të Benjës

“Bredhi i Hotovës-Dangëlli”, një ‘gropë thithëse’ e mijëra vizitorëve

31.01.2019 - 17:30

Ujrat Termale të Benjës dhe Kanionin e Langaricës, në Parkun Kombëtar ” Bredhi i Hotovës – Dangëlli”.

Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli” bën pjesë tashmë në Zonat e Mbrojtura.

Sipërfaqja e përgjithshme e Parkut është 34,361.05 ha nga te cilat:

Në rrethin e Permetit 33,165.3 ha

Në rrethin e Kolonjës 1,195.8 ha

– Eshtë i vendosur në jug – lindje të Shqipërisë, në afërsi të qytetit të Përmetit, në lindje të lumit Vjosa.

Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion: Parku përshkohet nga 2 rrugë kryesore që janë:
-Piskovë – Frashër dhe Petran – Gostivishtë

-Flora përfaqesohet nga: Bredhi i Maqedonisë, shparthi, qarri, panja, shkoza e bardhë, frashëri, dëllinja, marreja etj.

-Fauna përfaqesohet nga: ariu i murrmë, kaprolli, derri i egër, lepuri I egër, ujku, dhelpra, ketri, shqiponja e malit, bufi, etj.

Monumente natyre:
-Pylli i Rapushës

-Bokërrimat e Dangellisë

-Gështenja e Teqesë, Frashër

-Bredhi i Kokojkës

-Kanioni i Kamenckës

-Kanioni i Borockës ( Guri i Bletës)

– Ujrat termale të Benjës

-Kanioni i Langaricës

-Shpella e Pëllumbave

-Bredhi i Petranit

-Arra e Llukanit Frashër

Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës:

-Teqea Frashër

-Teqea e Alipostivanit

– Kisha e Ogrenit

– Kisha e Bënjës

– Kisha e Kosinës

Objekte në shërbim të komunitetit:

– Ujrat termale të Bënjës.

ujerat termale-konica.al

Ujërat termale të Bënjës dhe kanionet e Langaricës vizitohen çdo vit nga rreth 30 mijë vizitorë vendas dhe të huaj.

Çdo fillim sezoni, përreth burimeve termalë, vendasit ngrenë mure me gurë dhe baltë “çudibërëse” për të krijuar pellgje ku gjatë stinës së verës zhyten mijëra njerëz që kërkojnë të gjejnë shërim për sëmundjet e lëkurës, eshtrave, stomakut dhe reumatizmës.

Pjesa më e madhe e vizitorëve janë qytetarë nga Përmeti, Këlcyra, Tepelena dhe Gjirokastra, por gjen mes tyre edhe të ardhur nga Tirana, Shkodra dhe qytete të tjera të vendit.

Së fundmi këto ujëra kanë filluar ti frekuentojnë dhe të ardhur nga shtete të tjera të Europës.

Gepostet von Azm Qarku Gjirokaster am Mittwoch, 30. Januar 2019

Një pjesë e frekuentuesve qëndrojnë në ngrehina të improvizuara, çadra, autokabina dhe ngrehina të tjera më të thjeshta, të ndërtuara me mjete rrethanore.

Për shkak të ngrehinave provizore, vendi në stinën e verës ngjan shpeshherë me një kamping.

Të dyja brigjet e kanionit dhe pellgjet e formuar nga ujërat sulfurore janë të mbipopulluar nga pushuesit, por pjesa më e madhe qëndron në burimet që ndodhen pranë Urës së Katiut, një monument i ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës, që vazhdon t’i rezistojë kohës.

ujerat termale-konica.al

Gepostet von Azm Qarku Gjirokaster am Mittwoch, 30. Januar 2019

Gepostet von Azm Qarku Gjirokaster am Mittwoch, 30. Januar 2019

Para viteve ‘90, këtu ka funksionuar një llixhë me 40 shtretër, ku nën kontrollin e mjekëve merrnin shërbim pacientë të ndryshëm.

Ndërsa sot, rreth zonës janë ngritur disa hotele e restorante që bëjnë të mundur akomodimin e pushuesve që frekuentojnë këto llixha.