MENU
klinika

1,3 mln paund

Brenda shtëpisë që Rita iu bleu prindërve

08.01.2019 - 16:49

Brenda shtëpisë tani mund të gjesh gjithçka, nga piktura seksi, mobilje “pikante”, një kopsht fantastik, dhe lëkura kafshësh si zbukurim.

E kemi fjalën për shtëpinë 1,3 milionë paund që Rita Ora iu bleu prindërve të saj në vitin 2014, Një ndryshim drastik nga apartamenti me tre dhoma ku Vera dhe Nick jetonin më parë.

Përmes disa fotove të postuara në rrjetet sociale, mamaja e saj Vera, ka treguar se e ka shndërruar apartamentin me gjashtë dhoma në veri të Londrës në një shtëpi luksoze.

“Atyre ju duhet shtëpia më shumë se unë. Unë nuk jam thuajse asnjëherë në një vend”, ka thënë Rita pak kohë më parë në një intervistë. “Dikur jetonim në një shtëpi të vogël, ku të gjithë ne fëmijët kishim vetëm një dhomë. Kur doja të flija, motra ime Elena bënte detyrat dhe më bezdiste”.