MENU
klinika

"Mposhtet" Theresa May

Brexit/ Rrëzohet marrëveshja, 432 vota kundër

15.01.2019 - 21:12

Marrëveshja Brexit e kryeministres britanike Thersa May është “hedhur poshtë” me 432 vota kundër, dhe kjo është humbja më e madhe për një qeveri në histori.

Vetëm 202 deputetë të parlamentit britanik votuan pro marrëveshjes, e cila përcakton kushtet e daljes së Britanisë nga BE më 29 mars.

Kreu i Laburistëve Jeremy Corbyn, tani ka paraqitur idenë për një votë mosbesimi në qeveri, gjë që mund të shkaktojë zgjedhje të përgjithshme.

Corbyn tha se kjo do të lejojë që deputetët të japin vendimin mbi paaftësinë e qartë të kësaj qeverie.

Nëse deputetët votojnë për të mbështetur një mocion mosbesimi, qeverisë, ose kujtdo tjetër, do t’i duhen 14 ditë për të fituar. Nëse ata nuk mund të fitojnë atë, atëherë do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.