MENU
klinika

Detajet

Gjendet i vdekur në hotel i riu, dyshimet e policisë

25.01.2019 - 16:34

Gjatë ditës së sotme, një 32-vjeçar nga Fieri është gjetur i vdekur në dhomën e një hoteli në Bulqizë.

Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake e trupit nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

plagoset me arme zjarri 20 vjecari ne mat-konica.al
plagoset me arme zjarri 20 vjecari ne mat-konica.al

“Rreth orës 11.00, datë 25.01.2019, Policia e Bulqizës është njoftuar se është gjetur pa shenja jete në dhomën e një hoteli një 32-vjeçar banues në Fier. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës të 32-vjeçarit”- thuhet në njoftimin e policisë.