MENU
klinika

Bora në Rrugën e Kombit

Çako: Institucionet në dispozicion për të përballuar situatën

10.01.2019 - 15:52

Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako pa nga afër situatën nga bora në Rrugën e Kombit.

Për gazetarët, ai tha se të gjitha institucionet janë në dispozicion për të përballuar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë banorëve.

“Rruga është e hapur. Duhet të lëvizur me kujdes pasi ka lagështirë dhe ngrica. Por gjithësesi të gjithë njerëzit dhe institucionet janë në dispozicion dhe në krye të detyrës. Ashtu sikurse janë edhe FA në dispozicion për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve për çdo nevojë me të gjitha mjetet teknike.”

haki cako-konica.al

Kreu i Emergjencave tha se vazhdimisht janë në kontakt me kompaninë kontraktore, pasi ky akse është i rëndësishëm dhe vonesat kanë kosto ekonomike.

“Është një aks i rëndësishëm që lidh Shqipërinë me Kosovën dhe çdo vonesë ka edhe koston e vet ekonomike. Ne ishim në kontakt me drejtuesit e kompanisë kontraktore, lidhur me domosdoshmërinë për zhbllokimin e situatës”