MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur më 30 janar?

30.01.2019 - 08:06

1647 – Skocezët bien dakord për t’ ia shitur mbretin Charles I Parlamentit anglez për 40 sterlina. Dy vjet më vonë, mbretit i pritet koka. Më 1661, Oliver Cromwell, ekzekutohet ritualisht dy vjet pasi kishte vdekur; prerja e kokës kryhet pikërisht në përvjetorin e ekzekutimit të monarkut Charles, që ai vetë e kishte rrëzuar.

1797 – Kongresi amerikan refuzon të pranojë një peticion nga zezakët. Në vitin 1800, popullsia e Shteteve të Bashkuara arriti 5 milionë e 300 mijë banorë, mes të cilëve 1 milionë ishin zezakë.

1818 – Poeti John Keats shkruan sonetin “When I have a Fear”. Lindur në Londër, Angli, më 31 tetor 1795, Keats ia kushtoi jetën e tij të shkurtër (26 vjeç) përsosjes së poezisë mbushur me imazhe të gjalla, ndjenja të thella dhe mendim filozofik. Në vitin 1818 ai shkoi për një shëtitje buzë liqenit. Ajri i lagësht dhe mbieksitimi gjatë këtij udhëtimi nxorën në pah simptomat e para të tuberkulozit, sëmundje që i morri jetën më 23 shkurt 1821.

1835 – Atentati i parë kundër një presidenti të Shteteve të Bashkuara; Richard Lawrence përpiqet të vrasë presidentin Andrew Jackson në Dhomën e Përfaqësuesve, por u kap nga disa kongresmenë.

1925 – Qeveria e Turqisë dëbon nga Stambolli Patriarkun Konstandin VI, vetëm 43 ditë pasi ishte zgjedhur në këtë post. Pas kësaj, Konstadini mërgon në Greqi dhe jep dorëheqjen nga kreu i Patriarkanës.

1933 – Adolf Hitler bën betimin si kancelar i Gjermanisë – “Unë do ta përdor fuqinë time për mirëqenien e popullit gjerman…”, u betua ai me dorën mbi kushtetutë, dhe kur me sy të përlotur doli nga pallati presidencial si kancelar i ri, nazistët dhe simpatizantët e tij të mbledhur shpërthyen në brohoritje: “U krye!”, bërtiti Hitleri – dhe vetëm nazistët e dinin se çfarë donte të thoshte. Brenda disa javësh, Hitleri do të bëhej diktator absolut i Gjermanisë dhe vuri në lëvizje ngjarje që do të rezultonin në Luftën e Dytë Botërore dhe vdekjen e gati 50 milionë njerëzve përmes luftimeve ose asgjësimit të qëllimshëm.

1908 – Mahatma Gandi lirohet nga burgu në Afrikën e Jugut (në atë kohë koloni britanike). Ai ishte dënuar me 2 muaj burgim për mosbindje civile. Po më 30 janar, 40 vjet më vonë, Gandi, udhëheqësi politik dhe shpirtëror indian, do të vritej në Nju Delhi nga një ekstremist hindu.

1951 – Ethet e kuqe: Belgjika refuzon të lejojë komunistët për të mbajtur fjalime në radio.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit