“Në klubet shqiptare je i bezdisur. Shkon në pub dhe shikon se ke njerëz të armatosur. Kam parë dhe raste në Shqipëri ku njerëzit janë dhunuar dhe kanë nxjerrë armët. Në Texas, armët lejohet, por nuk armë në klube!”
Kështu është shprehur ndër të tjera biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili ishte i ftuar në emisionin Soiree.
Ai ka bërë një krahasim me atë që ndodh në SHBA dhe në vendin tonë. Sipas tij, klubet shqiptare janë në dukje afërsisht me klubet e huaja, ama në përmbajtje janë shumë ndryshe.
Nga ana tjetër, ai ka treguar se në klubet shqiptare ka agresivitet dhe mund të shohësh vajza si balerina, por janë prostituta, 16-vjeçarët të bëjnë të fortin me lekët e babit dhe droga konsumohet hapur.