MENU
klinika

Debati për ministrin e Jashtëm

Dash Shehi kritika Metës: Të mbajë vendin që i takon!

19.01.2019 - 08:50

Në një intervistë për emisionin ‘Politika Online’, deputeti Dashamir Shehi teksa ka komentuar situatën e krijuar për emrin e ri të ministrit të Jashtëm, ka lëshuar disa kritika edhe për presidentin Meta.

Teksa përmendi debatin e hapur për deklaratën e Cakajt pro ndryshimeve të kufijve, të cilin e cilësoi si një debat të fryrë, Shehi kritikoi edhe Metën.

Sipas tij, Meta dhe Rama kanë bërë beteja me plumba manovra që bëjnë vetëm zhurmë dhe bën me dije se presidenti duhet të mbajë vendin e vet.

“Presidenti dhe kryeministri kanë bërë beteja me plumba manovra e kam quajtur unë. Janë ato plumba që bëjnë vetëm zhurmë. U bë një zhurmë për atë ministrin e Brendshëm, e gjithë zhurma u bë se ky ishte me spaleta apo jo… Presidenti duhet të qëndrojë në funksionin e vetë institucional, opozita të bëjë opozitën e vetë nuk mund të presi që opozitën t’ja bëjë presidenti. I kësaj bindjeje jam unë, brenda opozitës mundtë ketë zëra të tjerë“, deklaroi Shehi.