MENU
klinika

Detajet

Del lista e Europol, shqiptari mes 54 kriminelëve më të kërkuar (FOTO)

13.01.2019 - 13:51

Në listën me 54 kriminelët më të kërkuar në Europë është dhe 50-vjeçari shqiptar Gani Burreli.

Ai kërkohet nga autoritetet e Qipros, pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e trefishtë të ndodhur më 23 Qershor të 2016-s, ku sëbashku me një bashkëpunëtor u fut në një restorant në Ayia Napa dhe hapi zjarr.

Të maskuar dhe të armatosur me pistoleta e armë automatike, ata hapën zjarr dhe vranë një biznesmen, një oficer policie dhe bashkëshorten e tij.

Në kohën e krimit, në restorant ndodheshin edhe fëmijët e mitur të policit.

Nga ngjarja mbeti i plagosur rëndë një tjetër polic, megjithatë ai arriti të vriste bashkëpunëtorin.

Burreli besohet se u largua nga vendngjarja me një makinë që u gjet më vonë e djegur. Ai dyshohet gjithashtu se është i përshirë në disa vrasje të tjera në Ayia Napa, si pjesë e një bande kriminale shqiptare.

"Donte që fëmijët dhe bashkëshortja të varroseshin në të njëjtin vend"

Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin fëmijëve, reagon avokati i Erdgys Arrazit

“E thonë hapur që synojnë të ndërhyjnë në...”

Rezoluta e PS/ Alibeaj zbulon skenarin e qeverisë

Kreu i SYRIZA do vizitojë Shqipërinë

Stefanos Kasselakis takim me minoritetin në Drobull!

“I ka kapur telefonin, i pa video me të dashurën”

Vëllai i Alma Arrazit rrëfen bisedën e fundit me të motrën