Nuk ka pasur aspak mëshirë për peshëngritësen shqiptare Romela Begaj. Federata Botërore e Peshëngritjes e ka dënuar me tetë vite për doping kampionen shqiptare.
Romela Begaj u bë kampionia e parë shqiptare e botës në peshëngritje në dhjetorin e 2017-ës në Botërorin e zhvilluar në Amerikë.
Në janarin e 2018-ës ajo rezultoi pozitive për herë të dytë ndaj doping dhe federata, siç ka zbuluar “shqiptarja.com”, i ka dhënë asaj dënimin maksimal.
Gjithsesi, kjo çështje nuk mbaron me kaq, duke parë se peshëngritësja shqiptare pritet ta apelojë këtë vendim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës.
Duke parë moshën dhe kohën e gjatë e mospjesëmarrjes në garat ndërkombëtare dhe ato kombëtare, edhe sikur të ulet dënimi në 4 vjet, sërish do të ishte e pamundur që Begaj të rikthehej në lartësinë e duhur.