MENU
klinika

Deklarata

Deputeti i PD-së shpërthen kundër Kryesisë së re: Zyrtarucë që nuk njohin terrenin

22.01.2019 - 10:35

Të shumta kanë qenë komentet dhe reagimet në mbështetje të deputetit të PD-së, Ervin Salianji, pasi ky i fundit dha dorëheqjen nga detyra që mbante si sekretar grupi.

Mes tyre, edhe deputeti demokrat Myslim Murrizi, i cili teksa ka mbështetur Salianjin për vendimin, nuk i ka kursyer akuzat ndaj Kryesisë së re të PD-së.

“Ke qene njeri aksioni dhe terreni, politikan i ri por masovik klasil, e ndoshta kjo te ka prishur pune dhe te ka numeruar si jo fitues”- i shkruan Murrizi, Salianjit, teksa ky i fundit njoftoi edhe publikisht në faqen e tij në rrjetet sociale vendimin.

Sipas Murrizit, “fituesit” janë të gjithë ato që nuk i kanë dhënë dorën një njeriu dhe zyrtaruc intrigant që mendojnë si të bëjnë ligjin që të mos përballen kurrë me qytetarët”.

Reagimi i deputetit Murrizi

I Nderuar Miku dhe Kolegu im. Nuk besoj qe te ka munguar mbeshtetja nga DEMOKRATET apo ke qene zyrtaruc kolltuqesh deri tani, perkundrazi ke qene njeri aksioni dhe terreni, politikan i ri por masovik klasil, e ndoshta kjo te ka prishur pune dhe te ka numeruar si jo fitues. Po te shohesh “ fituesit” jane te gjithe ato qe nuk i kane dhene doren nje njeriu dhe zyrtaruc intrigant qe mendojne si te bejne ligjin qe te mos perballen kurre me qytetaret. Bile u habita shume se aq vota sa na u thane se kane mare nga keshilli disa “ fitues” nuk i kane mare as ne zone elektorale kur kane kaniduar si deputet nga pdr dhe nuk i marin kurre po te kanidojne ne sistem mazhoritar apo me lista te hapura.

Kryesia eshte “ zgjedhur” nga radhet e administrates se pd dhe individe qe e dine partine vetem konference shtypi dhe Shqiperine nga hotel Tirana tek rogneri. Qarku i Fierit eshte i vetmi qark qe ka mare 2300 vota me shume ne 2017 sesa ne 2013 dhe eshte qarku i dyte ne vend ka vetem nje kanidat ne listen prej 50 kanidatesh. Berati Vlora, Korça, Lezha, Gjirokastra nuk kane asnje antare kryesie. Shpresoj qe kjo risi e madhe qe u be ne kete keshill kombetare qe emrat e kanidateve u publikuan 19 ore para votimit dhe jo siç ka ndodhur prej 28 vitesh qe shpalleshin vetem 16 ore para, te sjelle fryme tek DEMOKRATET.