MENU
klinika

Detajet

Detajet/ Kush është biznesmeni që u grabit dje në Durrës, autorët e lidhën bashkë me gruan

13.01.2019 - 09:26

Banesa e një biznesmeni nga Durrësi ka rënë mbrëmjen e së shtunës pre e grabitjes.

Bëhet fjalë për Elton Kelmendin, që merret me transport mallrash u grabit mbrëmjen e djeshme në Durrës, në afërsi të Gjykatës së Apelit.

Ai u lidh bashkë me gruan e tij, ndërkohë që për disa minuta 3 autorët e grabitjes i morën peng djali dhe e kërcënuan që të tregonte për vendin se ku ishin fshehur paratë. 3 grabitësit arritën të merrnin afro 11 mijë euro.


Një muaj më parë në Shkozet 3 persona të armatosur grabitën rreth 7.5 milionë lekë të reja nga një makinë e cila po transportonte paratë e Drejtorisë së Patentave.

Ende nuk ka asnjë të arrestuar për të dyja këto ngjarje.