MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

Ambasadori gjerman: S’ka afate për marrëveshjen

15.01.2019 - 09:59

Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, arritjen e një marrëveshjeje dhe vendosjen e taksës 100% ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb.

Schieb, tha për një media serbe se nuk ekzistojnë afate për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Ne shpresojmë që dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës do të rivendoset sa më shpejt që të jetë e mundur dhe do të bëhet përparim”.

Gjithashtu ambasadori gjerman u pyet nëse Berlini do të ushtronte më shumë presion ndaj Kosovës për taksën 100%.

Në përgjigjen e tij Schieb tha se janë në kontakt me autoritetet në Prishtinë, dhe se disa herë e kanë bërë të qartë se e kundërshtojnë këtë masë duke i bërë thirrje Prishtinës që ta tërheqë vendimin.

Dialogu Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian ta ruajë formatin e tij dhe të mbetet në këtë format që është duke u zhvilluar“, është shprehur ambasadori.

Gjithashtu Schieb theksoi se Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.