MENU
klinika

Deklarata

Dialogu me Serbinë/ Dështon ekipi negociator, shkel premtimin

17.01.2019 - 09:38

Është shkelur premtimi i parë nga ekipi negociator për dialogun me Serbinë.

Ekipi negociator kishte premtuar se të mërkurën do të votohej platforma për bisedime me Serbinë dhe do të dërgohej në Kuvend.

Ndryshe nga sa pritej kjo platformë nuk është votuar edhe pse ditën e djeshme ka përfunduar afati 1 mujor për hartim.


Ekipi negociator në arsyetimin e dhënë bën me dije se platforma përmban elemente të cilat i parasheh Kushtetuta, por nuk ka definuar nëse me këtë platformë hidhet poshtë ideja e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë.

Ndërsa anëtari i grupit negociator Enver Hoxhaj ka thënë se platforma është e gatshme të procedohet në Kuvend.

“Kurdo që Kuvendi i Kosovës do të ketë seancë ne jemi të gatshëm që ta prezantojmë, por platforma prezantohet në Kuvend dhe nuk është e menduar të prezantohet në medie”, u shpreh Hoxhaj.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi