22.01.2019 - 11:25
Teksa do të jetë pjesë e takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror, presidenti serb Aleksandar Vuçiç mësohet se do të takojë kancelaren gjermane Angela Merkel.
Media serbe ‘Kurir’ shkruan se në takim Vuçiç dhe Merkel do të bisedojnë për çëstjen me Kosovën.
Gjithashtu ‘Kurir’ shkruan se Merkel ka treguar interes për Serbinë dhe kërkon të japë ndihmë në zgjidhjen e çështjes me Kosovën.
“Merkel tregon interes personal për Serbinë dhe rajonin, ajo dëshiron të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Temat e bisedimeve do të jenë Kosova dhe ekonomia. Gjithashtu edhe vizita e re e saj në Beograd”, thotë gazeta.