MENU
klinika

Kundër qeverisë

Dita 3 e ngujimit, si e kaluan natën studentët e Juridikut

12.01.2019 - 10:14

Në ditën e tretë të protestës, studentë të Juridikut kanë kaluar natën të ngujuar në fakultet. Një grup i vogël studentësh kishin kaluar natën brenda godinës, ndërsa pritet që në orët në vijim atyre t’ju bashkohen kolegë të tjerë.

Mësohet se me studentët janë solidarizuar bashkëmoshatarë të tyre, që i kanë dërguar mbrëmjen e djeshme edhe ushqime.

Prej 3 ditësh studentët e disa fakulteteve në Tiranë, mes tyre ata të Ekonomikut, Juridikut, Inxhinierisë dhe Arkitekturës, janë ngujuar brenda fakulteteve të tyre, ndërsa kërkojnë plotësimin e 9 kërkesave.

Kujtojmë se studentët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave nëse kërkesat nuk plotësohen deri ditën e nesërme. Ndërkohë, që këto ditë ka pasur edhe përplasje mes studentëve dhe policisë private, pasi kjo e fundit nuk i ka lejuar që të futen në ambientet e fakulteteve.