Është mbledhur sot Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike për të zgjedhur Kryesinë e re të partisë.
Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së Lulzim Basha foli edhe për rrëzimin e kryeministrit Rama, për të cilën tha se njerëzit e kërkojnë tani dhe kjo arrihet vetëm në një mënyrë.
“E di që çfarë do që të them, shumica e njerëzve shohin më shumë problemin e dukshëm, të menjëhershëm, urgjent që ne ndeshemi si shoqëri: largimin e regjimit shkatërrimtar të Edi Ramës.
Më pyesin se kur do e rrëzoni Ramën, si do ta rrëzoni Ramën, unë dhe jam i bindur se secili duam ta rrëzojmë tani dhe kjo arrihet vetëm në një mënyrë.
Duke bërë njerëzit për vete, duke i ngjalluar besimin te ne, duke sjellë rreth nesh sa më shumë shqiptarë të bashkohen rreth nesh aq më shpjet do ta shporrim Ramën. Nëse njerëzit besojnë te ne do të ketë shpresë, Rama do rrëzohet edhe formalisht pasi moralisht dhe politikisht ka rënë me kohë”, tha Basha.