MENU
klinika

Detajet

Prela në ‘sitën’ e vetting-ut/ KPK shtyn vendimin për të: Jepet më…

29.01.2019 - 08:42

KPK e ka shtyrë për në datën 5 shkurt vendimin për drejtuesen e Krimeve të Rënda Donika Prela.

Prela e akuzuar nga PD për një sërë problemesh, së fundi edhe e akuzuar si pjesë e përgjimeve me kreun e bandës së Avdylajve, do t’i duhet të presë edhe disa ditë për t’u njohur me vendimin, nëse do ta kalojë apo jo testin e vetingut.

Kujtojmë se në seancën e ballafaqimit në KPK përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs i tha hapur: “Dosja juaj më la një shije të keqe”, ndërsa i kërkoi llogari drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prelës, për disa probleme në lidhje me pasurinë e saj.

Ndërkohë, relatorja Xhensila Pine tha se referuar hetimit për Prelën, ka rezultuar se në dy kriteret e rivlerësimit, atë të pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale, prokurorja ishte e përshtatshme për të vazhduar detyrën.

Problem, sipas relacionit të lexuar nga Pine, u bë paga e marrë në “të zezë” e bashkëshortit të prokurores, dy apartamente të blera me një çmim më të ulët se vlera e tregut, si dhe një hua e marrë nga një i afërm.

Vetë Donika Prela nuk kishte zgjedhur një mbrojtës ligjor, ndërsa para Komisionit ka dhënë shpjegimet e saj, në lidhje me dyshimet e ngritura nga KPK, duke kërkuar në fund konfirmimin në detyrë.